Arrestohet murgesha e famshme italiane në operacionin e madh kundër mafisë
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Arrestohet murgesha e famshme italiane në operacionin e madh kundër mafisë
3 javë më parë
Linku u kopjua

Policia italiane ka arrestuar një murgeshë që punonte me të burgosur dhe 24 persona të tjerë si pjesë e një hetimi ndaj grupit mafioz Ndrangheta në qytetin  Brescia, thanë tre burime të njohura me rastin.

Anna Donelli, një vullnetare në burgun San Vittore të Milanos, dyshohet se ka bashkëpunuar me mafinë dhe ka vepruar si ndërmjetëse mes grupit kriminal dhe anëtarëve të burgosur të bandës.

57-vjeçarja është e njohur në lagjet e varfra të Milanos për punën bamirëse, për të cilën në shkurt mori çmimin prestigjioz “Golden Panettone” nga autoritetet e qytetit.

Në deklaratën e policisë thuhet se janë arrestuar edhe dy politikanë dhe se në operacion janë konfiskuar 1.8 milionë euro.

Të dyshuarit akuzohen për krime të ndryshme, shoqërim mafioz, blerje votash, armëmbajtje pa leje, pastrim parash, fajde, shpërndarje droge dhe faturim të rremë.

E themeluar në rajonin e varfër jugor të Kalabrisë, Ndragheta u rrit në organizatën më të fuqishme mafioze italiane dhe u përhap në të gjithë Evropën dhe pjesën tjetër të botës, duke marrë përsipër pjesën më të madhe të të ashtuquajturave veprimtari kriminale jo të dhunshme, si korrupsioni në institucionet publike, hipoteka, shëndetësia dhe mashtrimet në bursë dhe pastrimi i parave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024