Në kuadër të aktiviteteve të 16 Ditëve të Aktivizmit, sot u shfaq filmi dokumentar Nice Ladies (Zonjat e Mira), kushtuar rezistencës së grave gjatë luftës në Ukrainë si pasojë e agresionit të pajustifikueshëm ushtarak të Rusisë.
Në hapje të këtij eventi të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, drejtoresha e kësaj qendre Luljeta Demolli tha se si organizatë solidarizohen dhe mbështesin gratë e Ukrainës në kauzën e tyre.
Ambasadorja e Holandës në Prishtinë, Karin Boven, tha se ky film reflekton luftën dhe ndikimin e saj në jetën e grave të Ukrainës.
“Të drejtat e njeriut janë baza e demokracisë. Do ta shohim këtë dokumentar me luftën dhe lidhjen e pathyeshme të këtyre nxitëse të tifozëve. Ky film reflekton luftën në Ukrainë që ndikon në jetën e tyre”, tha Boven.“Në shumëçka gjej veten e shumë njerëz të Kosovës që kemi përjetuar situata të ngjashme. Një rrëfim prekës, por në të njëjtën kohe edhe inkurajues dhe fuqizues. Edhe pse luftë, edhe pse pasiguri, frikë, dhimbje të gjitha çka mund të them për luftën dhe pasojat e saj, ato treguan shpirtin e lirë, si dhe rezistuan për të luftuar për lirinë”, u shpreh Vuniqi.
Regjisorja Blerta Zeqiri tha se rezistenca e grave gjatë luftës në Kosovë është shfaqur dhe dokumentuar shumë pak.
“Ma ktheu atë ankthin kur lenim termin në ora 18:00 dhe gazetarët kishin ankth se lëshohej alarmi dhe kishim frikë se mos ndonjëra nuk do të jetë gjallë. Ka shumë ngjashmëri me ne. Shoh një forcë shumë më të madhe për të qëndruar fuqishëm drejt fitores së tyre”, tha ajo.