28 Nëntori i bashkoi, por si qëndrojnë raportet Kurti - Rama?
Tema
Lexohet për: 3 min.
“Përplasjet” Rama-Kurti, apo zbehen raportet zyrtare Kosovë – Shqipëri?
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën ftohjen e raporteve mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po festohet 28 nëntori - Dita e Flamurit Kombëtar. Përkundër që kryeministri Kurti mori pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, raportet mes dy homologëve po konsiderohen se janë në pikën më të ulët për shkak të qëndrimeve të kundërta dhe përplasjeve në distancë, kryesisht për dialogun Kosovë-Serbi dhe raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Analistë politik në Shqipëri konsiderojnë se periudhat e tensionit dhe përplasjeve ndërmjet dy kryeministrave kanë krijuar një atmosferë të ftoftë edhe ndërmjet dy vendeve. Mirëpo, në partinë në pushtet në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se përkundër dallimeve siç i quajnë ata në nuanca të Kurtit me Ramën, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë vetëm sa po thellohet.

Analisti politik në Shqipëri, Ben Andoni, thotë për KosovaPress se momentalisht Shqipëria dhe Kosova nuk kanë marrëdhënie të afërta,  madje sipas tij, sa më shumë që po kalon koha e ftohjes së raporteve ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe homologun të tij kosovar, Albin Kurti, aq më shumë po shikon dallime.

Ai thotë politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të marrin shembull të bashkëpunimit dy akademitë e shkencave të cilat po punojnë bashkërisht për projektin e enciklopedisë.

Mirëpo, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, thotë se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është në nivelin e duhur, përkundër dallimeve shpeshherë në qëndrime të kryeministrave Rama-Kurti.

Ai përmend nismat diplomatike të Kosovës, ku sipas tij bashkëpunimi me delegacionin e Shqipërisë ka qenë i shkëlqyer.

Krahas kësaj, deputeti nga shumica parlamentare thotë se marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy vendeve po zbatohen dhe se po rriten shkëmbimet tregtare.

Kosova dhe Shqipëria nën udhëheqjen e kryeministrave Kurti dhe Rama - pothuajse katër vite kanë mbajtur vetëm dy mbledhje të qeverive.

Kosova dhe Shqipëria deri tani kanë nënshkruar një sërë marrëveshjes për thellim të bashkëpunimit dhe lehtësim të barrierave tregtare.

Mirëpo së fundmi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpesh herë kanë pasur qëndrime në ndryshme, sidomos në raport me dialogun me Serbinë dhe veprimet e Kosovës në veri si dhe raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/kosove-shqiperi-bashkepunim-i-forte-tregtar-apo-marredhenie-simbolike

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024