Kandidatja për deputete e AAK-së Diellza Kukaj, kundërshton doracakun për “edukimin seksual”
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Diellza Kukaj, ka përmendur disa nga dështimet siç i ka quajtur ajo të Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka përmendur edhe doracakun për “edukimin seksual”, duke e quajtur tronditës e të papranueshëm.

Reagimi i plotë i kandidates për deputete Diellza Kukaj:

Dështimet e kësaj qeverie nuk mbarojnë vetëm me politikën e brendshme e të jashtme, me izolimin ndërkombëtar të vendit apo me sanksionet që rëndojnë mbi Kosovën. Tani kanë kthyer goditjet mbi familjen, duke e cenuar këtë strukturë të lashtë dhe themelore të shoqërisë sonë. Ky doracak nuk ka vend në shkollat tona dhe as në shoqërinë tonë. Ne kërkojmë që sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë dhe cilësor, e jo të shërbejë si mjet për politika antikombëtare!

Doracaku i “edukimit seksual” i hartuar nga qeveria e Albin Kurtit jo vetëm që është tronditës dhe i papranueshëm por është një përpjekje e turpshme që cenon familjen dhe vlerat tona kombëtare. Në një kohë kur shkollat tona vuajnë për një arsim cilësor dhe përqindjet tona në testimet ndërkombëtare si PISA janë poshtë standardeve më të ulëta, Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe destruktive. Në vend që të angazhohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të sjellë ndryshime reale në klasat tona, kjo Qeveri përpiqet të na e cënojë të ardhmen, duke e përdorur arsimin si fushë për të eksperimentuar me politika të dëmshme me pasoja shkatërruese!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024