Lekaj: Buxheti i propozuar nga qeveria është ofendues
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar se buxheti për vitin 2025, i propozuar nga qeveria, nuk përmban projekte të mëdha kapitale.
Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet buxheti, Lekaj ka thënë se ministrat nuk kanë pse të krenohen për këtë mandat qeverisës.
Sipas tij, buxheti i propozuar nga qeveria është ofendues.
“Ky buxhet e injoron krizën energjetike që po përjetojmë. Në vend që të përqendrohet në investime strategjike, për stabilizimin e furnizimit dhe zvogëlimin e varësisë nga importi, shohim vetëm shpenzime të mëdha operative që nuk prodhojnë asgjë konkrete për të ardhmen energjetike të vendit”, ka thënë Lekaj.
Ai ka thënë se kjo qeveri ka lënë shumë projekte të papërfunduara në infrastrukturë.
"Keni ardhur me një shkëlqim dhe sot po ju shoh të zbehur shumë sepse asnjë ministër s’ka me çka të krenohet për vitin 2025, apo për këtë mandat katër vjeçar”, ka shtuar Lekaj.
https://kosovapress.com/kurti-buxheti-per-vitin-2025-eshte-per-familjen-perfitojne-bizneset-dhe-ekonomia
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...