American School of Kosova ofron programin Harvard Prize Book
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
American School of Kosova (ASK) ka kënaqësinë të njoftojë përzgjedhjen e saj për të marrë pjesë në programin prestigjioz Harvard Prize Book, duke u bërë shkolla e parë e mesme në Kosovë që ofron këtë nder.
Harvard Prize Book, i prezantuar nga Shoqata e Alumni të Universitetit të Harvardit, vlerëson studentët e dalluar për ekselencën e tyre akademike, lidershipin dhe përkushtimin ndaj shërbimit për të tjerët, duke promovuar vlera që përputhen me trashëgiminë e këtij universiteti prestigjioz.
Ardian Hoxha, Presidenti i Bordit të American School of Kosova, shprehu krenarinë e tij duke thënë: “Përzgjedhja e ASK për të ofruar programin Harvard Prize Book është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar arsim të klasit botëror në Kosovë. Kjo mundësi forcon rolin tonë në formimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve në vendin tonë dhe përtej tij.”
Ndërsa, Dr. Faton Bislimi, përfaqësues i Shoqatës së Alumni të Universitetit të Harvardit për Kosovën, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti, duke thënë se: “Kjo nuk është vetëm një arritje akademike për ASK, por një moment historik për Kosovën. Përmes këtij programi, ne vlerësojmë dhe festojmë talentet e studentëve tanë më të shkëlqyer duke hapur dyer për mundësi globale që përputhen me trashëgiminë e ekselencës së Harvardit.” Tutje, ai shtoi se “beson se në të ardhmen e afërtë do të ketë edhe institucione tjera që do të futën në këtë program.”
Si pjesë e këtij programi, ASK do të nderojë tre nga studentët më të mirë të klasës së 11-të dhe një nga mësimdhënësit më të dalluar të saj, me një ceremoni zyrtare që do të mbahet në pranverën e vitit 2025. Ky moment është një dëshmi e përkushtimit të ASK për të vazhduar arritjet akademike dhe për të nxitur liderët e ardhshëm, duke forcuar më tej njohjen në rritje të Kosovës në skenën globale të arsimit.
https://www.thecrimson.com/article/2024/10/31/kosovo-harvard-alumni/?fbclid=IwY2xjawGYVXxleHRuA2FlbQIxMAABHZIZqUny2JHEFM0x_nnnrZNGMn3-R7SPDb5_CsQWJcqa1xTPUDRnMitJqQ_aem_e5bJTmhDfmzXQwICT-U4ww