Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur Seminarin “Roli i tregut të përbashkët rajonal (CRM) në të ardhmen ekonomike të Kosovës dhe integrimin evropian në 6 shtete të Evropës Juglindore”.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi u shpreh optimist se pas mbajtjes së Samitit të Berlinit për herë të dhjetë, do të ketë përmirësime për një treg të përbashkët rajonal.
Integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është prioritet i Gjermanisë, tha këshilltarja e Lartë e Përfaqësuesit Special të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Valeska Esch në një fjalë rasti përmes një videolidhje online.
Ajo potencoi se tregu i përbashkët rajonal ka për qëllim të arrijë një treg të integruar në rajon që sipas saj “vërtetë do t'i ngjajë tregut të përbashkët të BE-së”.Zulfaj tha se marrë parasysh që tregu i përbashkët rajonal është i lidhur drejtpërdrejt me planin e BE-së për rritje, do të ketë më shumë përpjekje për kryer punë brenda rajonit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...