Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit dhe Bislimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
hajrizi-17-10-2024-New
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati Gent Gjini, i autorizuar nga familja e Faton Hajrizit, i cili ishte vrarë në Serbi, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj kryeministrit Albin Kurti, vartësit të tij Besnik Bislimi dhe ndaj deputetit Arbër Rexhaj, për përdorim, sipas tij, të gjuhës ofenduese dhe të urrejtjes.

Avokati Gjini ka bërë të ditur të enjten se në padi e ka përfshirë edhe avokatin Gazmend Halilaj, raporton KosovaPress.

Ai ka thënë se fjala “kriminel” i ka shtyrë të bëjnë këtë padi.

Gjini ka thënë se familja Hajrizi janë të “indinjuar dhe fyer" nga shprehjet e zyrtarëve.

Ndonëse ishte paralajmëruar, në këtë padi nuk është përfshirë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të cilën avokati Gent Gjini tha se do të bëhet padi ditëve në vijim.

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, u shpreh se përmes kësaj padie nuk kërkojnë kompensim material, por duan që avokati Gazmend Halilaj "të jap përgjegjësi para drejtësisë" lidhur me deklaratat që kishte dhënë.

Faton Hajrizi është vrarë më 19 korrik të këtij viti në Llozicë, në afërsi të kufirit në mes të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës pasi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës të Vushtrrisë më 6 korrik.

Nga Serbia trupi i Hajrizit ishte kthyer në Kosovë më 9 gusht./B.Ibishi

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025