Gjuha e zyrtarëve të lartë në rastin Hajrizi, avokati paralajmëron padi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të dorëzohen padi ndaj zyrtarëve të lartë që përdorën ofendime dhe gjuhë urryese për Faton Hajrizin.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress, avokati Gent Gjini.

Sipas tij paditë do të dorëzohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në ora 13:30.

Derisa përdorimi i fjalës “kriminel”, sipas Gjinit është arsyeja kryesore e kësaj padie.

“Fjala kriminel na ka shtyrë të i procedojmë padit për shpifje ofendim ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputet si Arber Rexha e poashtu ministrja e Drejtësise kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, tha avokati.

Sipas tij me rastin e dorëzimit të padive do të jetë edhe vëllai i Faton Hajrizit Artani.

Ndryshe, më 19 korrik Faton Hajrizi, u vra në Lloznicë të Serbisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024