Përfundon autopsia e trupit të Faton Hajrizit në IML
Lexohet për: 1 min.
fwfwqfwq
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka përfunduar obduksionin e trupit të Faton Hajrizit.

Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije se autopsia është kryer në orën 16:00, dhe trupi i pajetë i Hajrizit pritet shpejt t’u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Trupi i të ndjerit është kthyer mbrëmë në Kosovë, pas insistimit të avokatit të familjes Hajrizi, Arianit Koci, i cili tha se pati bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Zyrën Ndërlidhëse.

Ndërkohë ishin pikërisht familjarët ata që në prani të mjekut kujdestar, identifikuan trupin e Faton Hajrizit, për t’i lëshuar rrugë më pas procedurave të obduksionit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025