Protestojnë punëtorët e arsimit të Vitisë, kërkojnë ekzekutimin e pagave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
protestaa
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Me pankartat "Edhe Vitia është n'Kosovë", "Duam pagat tona", mësimdhënësit e komunës së Vitisë kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk i ka ekzekutuar pagat e tyre për muajin shtator.

Kryetari nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha se në rast që nuk ndodh ekzekutimi i pagave shpejt, java e ardhshme sipas tij  mund  ta gjejë arsimin në grevë në Vitisë.

Ndërsa, Kemail Bislimi, kryetar i sindikatës së arsimit në Viti ka thënë se kanë protestuar edhe në Komunën e Vitisë, mirëpo sipas tyre, faji qëndron tek Qeveria.

"Jemi ardhur sot këtu para Qeverisë të protestojmë sepse Komuna e Vitisë nuk janë ekzekutuar pagat. Ne kemi protestuar edhe në Komunën e Vitisë atje, dhe na kanë thënë se faji qëndron tek Qeveria. Prandaj, kemi ardhur t'i drejtohemi edhe qeverisë në qoftë se na pret dikush këtu, qëllimi është një, pagat vetëm Komunës së Vitisë nuk janë dalë”, theksoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025