Koci beson që Supremja do të ketë opinion pozitiv për gjykimin në mungesë për rastin 'Banjska'
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kociiii-250924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas shtyrjes së seancës për shqyrtimin fillestar në rastin e sulmit terrorist në Banjskë u deklaruan avokatët e palës së dëmtuar por edhe ata të të akuzuarve.

Avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku, Arianit Koci beson që Gjykata Supreme do të jap përgjigje pozitive përmes të cilët do të mundësohet gjykimi në mungesë për 42 të akuzuarit që nuk është siguruar prania e tyre.

E avokatët mbrojtës të tre të akuzuarve që janë në paraburgim për sulmin terrorist në Banjskë e kanë konsideruar vendim të drejtë vendimin e gjyqtarit për shtyrje të seancës së shqyrtimit fillestar i cili nisi sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku, Arianit Koci duke e konsideruar gjykimin në rastin e “Banjskës” si kompleks, deklaroi se lajmi i mirë është se 42 të akuzuarit të cilët janë në arrati tashmë janë në kërkim të Interpolit.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Ljubomir Pantoviq, konsideroi se si mbrojtje nuk kanë arritur të përgatitën për të ushtruar mbrojtjen e tyre në mënyrë efikase.

Edhe mbrojtësi i të pandehurit Vladimir Toliq, Milos Deleviq deklaroi se nuk ka pas kohë të mjaftueshme të konsulohet me klientin e tij. Ai deklaron se tashmë kanë kohë të mjaftueshme për përgatitje.

Edhe avokatja, Jovana Filipoviq e cila mbron të akuzuarin, Dusan Maksimoviq e konsideroi të drejtë vendimin e gjykatës për shtyrje të seancës së sotme.

Gjatës seancës së sotme fillestare për rastin e sulmit në Banjskë ndonëse nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës u propozua që për 42 të akuzuarit që nuk është siguruar prani e tyre të zhvillohet gjykimi në mungesë, kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti vendosi që të marr interpretim nga Gjykata Supreme se në rastin në fjalë a mund të aplikohet gjykimi në mungesë i paraparë në Kodin e Procedurës Penale.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzën për 45 persona, të cilët ngarkohen me veprat penale sulm terroristë, sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shpëlarje parash e lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024