Ademi: Zgjedhjet do të ndikojnë në shikueshmërinë e ndeshjes Kosovë-Andorrë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ademi: Zgjedhjet do të ndikojnë në shikueshmërinë e ndeshjes Kosovë-Andorrë
Fadil-Vokrri
07/06/2026 - 12:03
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur pas votimit për procesin zgjedhor në vend, por edhe për ndeshjen miqësore që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndaj Andorrës.

Duke komentuar faktin se dita e zgjedhjeve përkon me zhvillimin e ndeshjes së Kosovës, Ademi tha se procesi zgjedhor pritet të ndikojë edhe në shikueshmërinë e takimit, teksa shprehu dëshirën që rezultatet preliminare të publikohen sa më herët.

“Po sigurisht që do të ketë ndikim, edhe uroj që t'i dimë rezultatet e përafërta ose preliminare në fillim, që ta kenë edhe kënaqësinë e vet që të festojmë, t'i festojmë të dyja gjërat, edhe atë, edhe ndeshjen sonte, edhe zgjedhjet”, THA Ademi.

I pari i FFK-së foli edhe për pritjet e tij nga Kombëtarja e Kosovës, duke vlerësuar se ndeshja me Andorrën do të shërbejë si një test i mirë për futbollistët e rinj që së fundmi janë ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.

“Po sigurisht, kjo është lojë kontrolluese. Kemi shumë futbollistë të rinj, të cilët ju e keni parë vetë që Foda i ka ftuar dhe janë pjesë e kombëtares tashmë. Të shohim se si do të bëhet ndërrimi i gjeneratave në të ardhmen me këta të rinj dhe besoj që po pres rezultat gjithmonë. Unë jam optimist dhe gjithmonë pres rezultate të mira”, u shpreh Ademi.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026