Ademi: Sot kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ademi: Sot kryeqyteti i Sllovakisë frymon shqip
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shprehu krenarinë e tij për përkrahjen e jashtëzakonshme që po merr Kombëtarja e Kosovës nga bashkëatdhetarët kudo në botë, përpara ndeshjes historike kundër Sllovakisë.
“Jam pafundësisht krenar kur shoh se si bashkëatdhetarët tanë kanë udhëtuar nga çdo kënd i globit, nga SHBA-të dhe Kanadaja, nga Skocia, Gjermania, Austria e Belgjika, e deri te shtetet skandinave për të qenë krahu i djathtë i djemve tanë” – shkroi Ademi.
Ndërkohë falënderoi tifogrupin “Dardanët”, qytetarët e Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga mbarë bota për energjinë që po i japin Kombëtares, duke theksuar se përkrahja e tyre e madhe do të jetë shtysë për lojtarët në fushë.
“Uroj me gjithë shpirt që djemtë tanë sonte t’i përcjellë fati dhe t’ua shpërblejnë këtë mund e këtë besim me një fitore historike. Forca Kosovë!”, përfundoi kryetari i FFK-së.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës, zhvillohet sonte në Bratisllavë, nga ora 20:45, ku pritet të jetë një sfidë e fortë për Dardanët.
KosovaPress
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.