Abdixhiku takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit
Lexohet për: 2 min.
LDK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takim përveç tjerash Abdixhiku ka njoftuar Barbano edhe për programin politik të LDK-së “Rruga e Re” për Kosovën, që sipas LDK-së u vendos në pah përmbajtja e pasur me mbi 30 kapituj të një koncepti plotësisht zhvillimor të Kosovës.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se gjatë takimit u adresuan tri çështje të rëndësishme.

“Së pari, u diskutua lidhur me sundimin e ligjit dhe demokracinë në Kosovë, në kuptim të evitimit të tendencave jokushtetuese dhe jodemokratike të ndërhyrjeve në sistemin e drejtësisë. U fol gjithashtu për situatën në veri dhe planin shtatë pikësh të LDK-së për deeskalim të situatës, duke vendosur gjithmonë fokusin në fuqizimin e sundimit të ligjit në veri në koordinim të plotë me aleatët tone”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Më tej në komunikatë kryetari Abdixhiku shprehi gatishmërinë për komunikim të vazhdueshëm për të siguruar njoftimin e ndërsjellë për procese të rëndësisë publike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025