Abdixhiku: Shteti nuk zhvillohet duke i parë bizneset me dyshim
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku: Shteti nuk zhvillohet duke i parë bizneset me dyshim
lumiri e vjosa ne gjilan
19/05/2026 - 18:13
Linku u kopjua

Dyshja lidere e listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë vizituar të martën, disa fabrika në rajonin e Gjilanit ku premtuan mbështetje për sektorin privat, prodhimin vendor dhe eksportin.

Ata qëndruan në Fabrikën e Ujit “Dea”, kompaninë “EuroFisi” dhe biznesin përpunues “ASK Foods”, të cilat i cilësuan si shembuj të suksesit vendor dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Abdixhiku tha se këto kompani dëshmojnë se Kosova ka njerëz të aftë, punëtorë dhe vizionarë që krijojnë vlerë çdo ditë, duke përmendur faktin se disa prej tyre tashmë eksportojnë dhe furnizojnë tregje e institucione ndërkombëtare.

“Si parti e qendrës së djathtë, LDK beson tek ekonomia e ndërtuar mbi punën, sipërmarrjen dhe prodhimin vendor. Do të jemi partnerë të bizneseve kosovare, për më shumë prodhim, më shumë eksport, më shumë vende pune e më pak pengesa burokratike”, u shpreh ai.

Në vizitën në “ASK Foods”, Abdixhiku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve me bizneset dhe prodhuesit vendorë.

“Të mburresh se nuk bashkëpunon me ndërmarrës e prodhues, është të mos e kuptosh fare se si ndërtohet një ekonomi e fortë. Shteti nuk zhvillohet duke i parë bizneset me dyshim; zhvillohet duke u bërë partner i tyre”, deklaroi ai.

Sipas tij, çdo fabrikë që punon dhe çdo vend pune i krijuar përfaqëson “patriotizëm ekonomik”, ndërsa Kosova ka nevojë për më shumë prodhim, përpunim dhe eksport.

Ai shtoi se bizneset si “ASK Foods”, “Dea” dhe “EuroFisi” dëshmojnë se suksesi mund të arrihet në Kosovë kur ka punë, vizion dhe përkushtim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026