Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari rilindje e ndërgjegjes kombëtare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari rilindje e ndërgjegjes kombëtare
abdixhiku-060226
06/03/2026 - 12:03
Linku u kopjua

Në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka bërë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar edhe nga anëtarë tjerë të partisë.

Abdixhiku tha se sakrifica e familjes Jashari përbën një rilindje të ndërgjegjes kombëtare.

"Sot nderojmë dhe lartësojmë aktin sublim të jashtëzakonshëm të familjes Jashari të sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës, sakrifica e Jasharajve 28 vite më parë e familjes, e Ademit dhe 56 anëtarëve të tjerë është rilindje e ndërgjegjes sonë kombëtare  përpjekja për shuarjen e trungut familjar të Jasharajve ishte përpjekje për shuarjen e popullit të Kosovës qëndresa në Epopenë e madhe të UÇK-së, ishte qëndresë e vetë Kosovës... Mbi këtë sakrificë rikujtojmë vetës vazhdimisht se sa e shtrenjtë dhe mbi t gjitha sa e shenj është liria që e gëzon të gjithë këta fëmijë  që i pamë në këtë tempull të lirisë së popullit shqiptar”, tha ai.

Homazhe në Prekaz sot kanë bërë edhe kryeministri, Albin Kurti e krerët e partive tjera opozitare në vend. /B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026