Lumir Abdixhiku ka marrë besimin edhe për një mandat në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo iu besua në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie ku morri votat e333 delegatëve, aq edhe sa ishin të pranishëm.
Abdixhiku ka qenë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së për një mandat katër-vjeçar, edhe pse interesimi për të kandiduar për të parin e LDK-së ishte edhe nga Faton Bislimi, i cili sërish ka dërguar shkresa pranë komisionit të kandidaturave, por të njëjtit nuk i është lejuar pasi një gjë të tillë nuk ia lejon rregullorja.“Faleminderit nga zemra për këtë besim do të ushtrojë këtë detyrë dhe këtë poërgjegjësi me sjellje rugoviste dhe besim në LDK “, tha ai.
Abdixhiku gjatë Kuvendit, deklaroi se zgjedhjet në këtë parti janë një festë dhe se kuvendi i sotëm zgjedhor është përcaktues i fatit të Republikës së Kosovës.
Ai shtopi se sot përfundon gara e tyre e brendshme dhe nis beteja për Republikën e Kosovës, ku pati edhe një mensazh për të gjithë qytetarët.
Dy vjet e gjysmë më parë, Abdixhiku shtoi se mori zotimin për të udhëhequr partinë. Ai kujtoi edhe procesin zgjedhor të 14 shkurtit, ku LDK kishte rënie në vota.