Abdixhiku: Propozimi franko-gjerman prezantuar nga Kurti nuk përmbante marrëveshje finale
Lexohet për: 4 min.
Lumir-Abdixhiku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se propozimin franko-gjerman që Kurti në tetor ua prezantoi nuk parashihet  një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme  dhe si propozim ishte larg propozimit fillestar që kryeministri Kurti u kishte prezantuar partive opozitare në takimin e gushtit 2022.

Abdixhiku tha se as LDK dhe  asnjë parti dhe asnjë  deputet në Kuvend  nuk është në dijeni mbi përmbajtjen e saj të draftit përfundimtar të planit franko-gjerman.

“Ky dokument dhe pozicion i kishte 6 kapituj që përbënin elemente që marrëveshja finale dhe ligjshërisht e obligueshme  t’i ketë. Kapitullin e parë flitet për njohje për njohje në qendër të marrëveshjes finale kapitullin e dytë flitej për të kaluarën për dëmet e luftës  që Serbia I kishte shkaktuar në Kosovës e që duhej të kompensonte  për të zhdukurit dhe zhvendosurit, në kapitullin e katër flitet për reciprocitet të plotë mes organizimit të shqiptarëve në Luginë e serbëve në Kosovë e në kapitullin e pestë flitej për rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake. Ky ishte pozicioni i qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti. Më 8 nëntor 2022 dy muaj pas këtij takimi në një takim tjetër të zhvilluar në zyrën e tij së bashku me liderë e tjerë të partive opozite kryeministri më kishte  dorëzuar një dokument dy faqesh I njohur më vonë si plani franko-gjerman. Për aq sa munda të lexoj një shkrim telegrafik propozimi i tillë nuk përmbante një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme ishte larg dhe shumë larg propozimit të tij  fillestar që më kishte prezantuar në gusht të vitit 2022. As unë dhe as LDK dhe  asnjë parti tjetër dhe asnjë deputet në Kuvend  nuk është në dijeni mbi përmbajtjen e saj të draftit përfundimtar të dokumentit në fjalë sepse as unë as LDK dhe asnjë parti tjetër dhe asnjë deputet nuk ka qenë pjesë e negociatave dhe nuk ka qenë I informuar asnjëherë mbi këtë proces dhe përfundimin e tij” ,tha ai.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se këtë të hënë më 6 shkurt të vitit 2023  nëpërmjet në cicërime në gjuhën angleze në tweet  kuptuam se kryeministri i Kosovës ka pranuar në parim planin franko-gjerman, por askush në Kuvend nuk e di se çka ka pranuar kryeministër.

Abdixhiku madje adresoi edhe disa pyetje karshi Kurti lidhur me atë se çka ka pranuar saktësisht.

“Askush në këtë Kuvend nuk e di se çfarë ka pranuar kryeministri I Kosovës dhe meqenëse kryeministri nuk raporton në Kuvend para dhe pas shkuarjes në Bruksel sot  dua t’ia shtroj atij katër pyetje për të kuptuar qartë se çfarë ka pranuar ai në parim Gjithmonë duke u mbështetur në elementet e marrëveshjes finale që na kishte prezantuar më 30 gusht të vitit 2022. Në marrëveshjen e pranuar nga ju në parim a bëhet fjalë për marrëveshje përfundimtare, finale  ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme apo për  një marrëveshje bazë e jo përfundimtare ? Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj pra aktin ku Serbia e njeh Kosovën e kur Kosova ndërsjell e njeh Serbinë? Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a i ka elementet e platformës suaj që na i prezantuat në gusht të 2022-tës.. Kjo marrëveshje e pranuar nga ju në parim a e parasheh rikonsiderimin e gjitha marrëveshjeve paraprake siç kërkonit në gusht të vitit 2022 apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim? Na trego se në procesin e udhëhequr ekskluzivisht nga ju në këtë dy vite të qeverisjes tuaj çfarë elementesh ka produkti juaj përfundimtar jo vetëm krahasuar me bindjet tona politike por edhe ato të tuat të dhëna 6 muaj më parë .Na trego çka ke pranuar saktësisht, hapur pa frikë, në shqip”, ka thënë ai./B.Ibishi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025