Abdixhiku: Po rikthehemi fuqishëm
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
LDK
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Istog prej ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se “rikthimi i madh i LDK-së po realizohet”.

“Ne po rikthehemi fuqishëm”, tha Abdixhiku.

Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku tha se për katër vite “qeveria Kurti ka përçarë popullin kosovar”.

“Për ata që provojnë ta marrin rugovizmin nga LDK, o të shkretë e o të mjerë, LDK, Rugova e Istogu janë një. Këtu ka lindur rugovizmi e këtu jeton Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku në Istog foli për programin qeverisës ku zotim të parë radhiti rritjen e pagave në sektorit publik.

Pjesë e listës së premtimeve ishte edhe themelimi i Ministrisë e Familjes dhe Mirëqenies.

Abdixhiku ftoi të ftuarit që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të LDK-së me datë 8 shkurt, nga ora 18:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

“Ky tubim do mbahet mend përherë”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025