Abdixhiku: Ëndrra e nisur nga Enver Maloku vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne
Lexohet për: 2 min.
324594568_1458188674707824_4896728182904592984_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot kujtoi veprimtarin Enver Maloku, në 24 vjetorin e vrasjes.

Ai potencoi se Maloku ka qenë bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci.

Abdixhiku u shpreh se rrugëtimi i Malokut drejt lirisë ishte ndërprerë në gjysmë, por shtoi se ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ta.

“Nderuam Enver Malokun, në 24 vjetorin e e vrasjes së tij. Ai ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vet shpirtit kulturor të shoqërisë sonë - ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës. Mbi të gjitha, ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci. Në Bregun e Diellit, pranë banesës së tij, ai u qëllua në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë. Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Ndryshe, sot janë bërë 24 vjet nga vrasja e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku. Ai ka qenë kreu i Qendrës Informative të Kosovës, i cili është vrarë më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ka qenë mjaft e rënduar nga lufta. Për nder të veprimtarisë së tij të pashoq, shumë rrugë e shkolla në Kosovë e mbajnë emrin "Enver Maloku".

https://kosovapress.com/%e2%80%8bpervjetori-i-vrasjes-se-enver-maloku/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025