Abazoviq: Kosova do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së
Lexohet për: 1 min.
ZKP-ZKM-24-5-2022
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Kosovën pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pos kësaj, Abazoviqi ka uruar edhe për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Këto procese, ai i quajti “historike” për Kosovën, duke theksuar se me këtë fuqizohen “aspiratat e Ballkanit Perëndimor për integrim në familjen e madhe evropiane”.

“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, ka shkruar Abazoviq në Twitter

“I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave”, ka shkruar tutje Abazoviq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025