Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar një kërkesë në Kuvendin e Kosovës për debat në tre vjetorin e qeverisjes ku edhe do të prezantojë një rezolutë në të cilën thuhet se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje, duke e votuar Kuvendi i Kosovës mocionin për shkarkimin e qeverisë dhe vendi të shkoj në zgjedhje.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në tre vjetorin e qeverisjes kanë përgatitur një kërkesë për debat për keq qeverisje dhe ka kthyer Kosovën në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë.
“Kjo rezolutë është kështu, Kuvendi i Kosovës miraton këtë rezolutë. Të gjitha parametrat e deritashëm, sot në tre vjetorin e kësaj qeverie kanë dëshmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria të përmbyll mandatin e saj me dorëheqje, duke e votuar Kuvendi i Kosovës mocionin për shkarkimin e kësaj qeverie dhe Kuvendi të vet shpërbehet dhe vendi të shkoj në zgjedhje”, tha ai.