Gjendja e arsimit në Kosovë është alarmante dhe nuk është prioritet për qeverinë aktuale dhe si pasojë e kësaj injorance numri i nxënësve dhe stafit arsimor është në rënie dhe rrezikon mbylljen e shkollave.
Kështu u tha në një diskutim të organizuar sot nga AAK-ja në bashkëpunim me Forumin Intelektual ”Evropa 2023”, me ç’rast janë prezantuar sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zgjidhjen e problemeve të arsimit në vend.
Kryetari i Forumit Intelektual “Evropa 2030”, Artan Nimani tha se qeveria duhet të përmirësojë gjendjen e rënduar në sistemin arsimor duke pasur parasysh braktisjen e mësimit nga nxënësit dhe ikjen e mësimdhënësve drejt Bashkimit Evropian.
Ndërsa, profesori Ramë Vataj theksoi se profesorët më së shumti i ka dëmtuar ligji i pagave. Ai tha se para lufte kushtet për profesorët kanë qenë të njëjta me ministrat, ndërsa sot i është ulur paga për 250 euro më pak.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.