A ulet rreziku i kancerit të mushkërive pasi ke zvogëluar pirjen e duhanit?
Rreziqet për duhanpirësit e rregullt janë të njohur për të gjithë.
Por, a i dëmton mushkëritë edhe një cigare herë pas here?
”Lënia e duhanit plotësisht ose të mos e filloni fare është gjithmonë zgjidhja më e mirë”, thotë Antonio Giordano, drejtor i institutit ”Sbarro” në Filadelfia, profesor në Universitetin e Sienës dhe president i Forcës Operacionale Kombëtare Kundër Kancerit të Mushkërive.
”Por, nëse pini më pak duhan, rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive zvogëlohet gjithashtu”, thekson ai.
“Kanceri i mushkërive shkaktohet nga grumbullimi i substancave kancerogjene që shkaktojnë dëme gjenetike. Nëse substancat kancerogjene hyjnë në trup herë pas here, do të duhet më shumë kohë për të krijuar dëmin dhe për këtë arsye rreziku i kancerit do të jetë më i ulët. Një cigare në javë bën shumë më pak dëm sesa një në ditë”, thotë Giordano.
“Kjo sëmundje varet nga faktorë të ndryshëm, si ekspozimi ndaj tymit pasiv, metaleve të rënda ose pluhurit të imët, i pranishëm mbi të gjitha në zona shumë të ndotura. Pa harruar rolin e brishtësisë gjenetike të pacientit. Kjo është arsyeja që ka duhanpirës të cilët vdesin në moshën 90-vjeçare nga shkaqe krejtësisht të ndryshme dhe njerëz që nuk kanë pirë kurrë duhan të cilët ende zhvillojnë kancer”, shton ai.