Në fund të vitit 2023, Qeveria pati lansuar masën e punësimit për gratë e mbijetuara nga dhuna. Me këtë synohej punësimi dhe riintegrimi i tyre në tregun e punës. Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë të ditur se sa është numri i tyre që janë punësuar gjatë kësaj kohe. Ndërkaq, organizatat joqeveritare nuk shprehen të kënaqura dhe thonë se është shqetësues numri i vogël i aplikimeve.
Në kuadër të masës “Mbështetje për punësimin e grave viktima të dhunës në familje”, ishte paraparë që qeveria të mbulojë 70 për qind të pagës bruto deri në 300 euro në muaj për një periudhë kohore prej gjashtë muaj.
“Nuk ka dalë qysh e kemi prit, po shpresojmë që ndoshta do të krijohen kushte të tjera...”, thotë ajo.
Ajo e konsideron shqetësuese numrin e vogël të aplikimeve në kuadër të kësaj mase për punësim.Se kjo masë nuk ka qenë e suksesshme thotë edhe Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillim të Politikave Sociale.
Gratë të cilat janë të mbijetuara të dhunës në familje është e domosdoshme që të jenë të pavarura ekonomikisht.
Lidhur me këtë çështje, KosovaPress është interesuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Financave, porse deri në momentin e publikimit nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Të drejtë aplikimi për masën “Mbështetje për punësimin e grave viktima të dhunës në familje” kanë të gjitha vajzat dhe gratë viktima të dhunës në familje, të cilat janë: mbi moshën 18-vjeçare, të mos jetë e regjistruar si e punësuar në ATK për tre muajt e fundit para aplikimit dhe të jenë të regjistruara si të papuna në Agjencinë e Punësimit të Kosovës. /Sh.Pajaziti