A po pensionohet Neuer?
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
A po pensionohet Neuer?
Neuer
26/02/2026 - 15:15
Linku u kopjua

Kapiteni i Bayern Munich, Manuel Neuer, i cili më 27 mars do të mbush 40-të vjet, gjatë javëve të ardhshme do të mund të vendos nëse do të luajë edhe një vit apo do të tërhiqet pas sezonit aktual.

Bayern Munich, i ka dhënë dorë të lirë Neuer, për të vendosur për të ardhmen nëse dëshiron të vazhdojë, ai mund të zgjerojë kontratën e tij për një vit tjetër dhe portieri i ri Jonas Urbig do të ketë më shumë minuta.

Ndërkohë, Neuer ka bërë të qartë se karrierën e tij dhëshiron ta përfundojë me një aventurë jashtë vendit dhe duke veshur fanellën e kampionëve të Bundesligës.

Neuer ka humbur dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor dhe po përpiqet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në Bundesligë kundër Borussia Dortmund.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026