A mund t’ia dal Reali deri në fund, pengesat e “Los Blancos” në Champions duken të frikshme
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
A mund t’ia dal Reali deri në fund, pengesat e “Los Blancos” në Champions duken të frikshme
Në qytetin zviceran të Nyonit u hodh shorti jo vetëm për raundin e 1/8-ave, por u përcaktua edhe skema e plotë deri në finale e Liga e Kampionëve.
Gjigantët e futbollit evropian janë vendosur kryesisht në njërën anë të shortit, duke paralajmëruar përballje të forta që në fazat e hershme.
Real Madrid pritet të ketë misionin më të vështirë. “Los Blancos” fillimisht do të ndeshen me Manchester City, ndërsa në rast kualifikimi i pret fituesi i duel-it mes Atalanta dhe Bayern Munich.
Sfidat nuk mbarojnë aty, pasi në gjysmëfinale Reali mund të përballet me emra të mëdhenj si PSG, Chelsea, Galatasaray apo Liverpool.
Në anën tjetër të shortit, Arsenal konsiderohet më me fat në letër. Londinezët do të përballen fillimisht me Bayer Leverkusen, ndërsa më pas, nëse kalojnë më tej, do të luajnë ndaj fituesit të çiftit Bodø/Glimt – Sporting CP.
Sipas kalendarit zyrtar, ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen më 10 dhe 11 mars, ndërsa takimet e kthimit janë planifikuar për datat 17 dhe 18 mars 2026.
KosovaPress