Semiglutide (molekulë e krijuar për trajtimin e diabetit) e marrë një herë në javë funksionon kundër alkoolizmit, shkruan salute.eu.
Ilaçi kundër obezitetit redukton ndjenjën e tërheqjes dhe konsumimin e alkoolit.
Udhëhequr nga Christian Hendershot i Universitetit të Kalifornisë Jugore, studimi konfirmon një vëzhgim që shumë pacientë dhe mjekë kanë bërë që kur Ozempic dhe ilaçe të ngjashme u bënë “të mbipërshkruara”: njerëzit fillojnë të marrin semaglutide për obezitetin ose diabetin dhe papritur humbasin dëshirën për të pirë alkool.
EksperimentiPjesëmarrësit kishin konsumuar më shumë se shtatë (për femrat) ose më shumë se 14 (për meshkuj) pije alkoolike në javë gjatë muajit të kaluar dhe kishin pasur dy ose më shumë episode të pirjes së rëndë (katër ose më shumë pije për gratë dhe pesë ose më shumë për burrat).
Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht për të marrë injeksione javore me dozë të ulët të Ozempic ose një placebo për nëntë javë.
Rezultatet
Për më tepër, gati 40% e subjekteve në grupin e semaglutideve nuk raportuan asnjë ditë pije të rëndë në muajin e fundit të trajtimit, krahasuar me 20% në grupin e placebo.
Largimi i dëshirës për të pirë edhe duhan