A ka rënë marrëveshja SHBA-Iran? Reagon Trump: Informacione të pabaza, bisedimet vazhdojnë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
A ka rënë marrëveshja SHBA-Iran? Reagon Trump: Informacione të pabaza, bisedimet vazhdojnë
8765
02/06/2026 - 22:41
Linku u kopjua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet që pretendonin se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndërprerë, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se kontaktet dhe negociatat mes palëve kanë vijuar pa ndërprerje gjatë ditëve të fundit.

“Raportet e rreme se Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara ndërprenë bisedimet disa ditë më parë janë të pabaza dhe të pasakta. Bisedimet tona kanë vazhduar pa ndërprerje”, shkroi ai.

Presidenti amerikan theksoi se nuk mund të parashikojë rezultatin përfundimtar të negociatave, por përsëriti thirrjen e tij që Teherani të arrijë një marrëveshje sa më shpejt.

“Nuk e di kurrë se ku do të çojnë këto bisedime, por siç i kam thënë Iranit, është koha që në një mënyrë ose në një tjetër të arrihet një marrëveshje”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se çështja nuk mund të mbetet e pazgjidhur pafundësisht, duke argumentuar se tensionet dhe mosmarrëveshjet mes dy vendeve kanë vazhduar për dekada.

Deklarata e Trump vjen në një moment kur vëmendja ndërkombëtare mbetet e fokusuar te marrëdhëniet SHBA-Iran dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje që do të ulte tensionet mes dy vendeve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026