Me kamera dhe testime të gjera gjenetike, studiuesit indonezianë shpresojnë të gjejnë më shumë prova se tigri Javan, një specie e shpallur e zhdukur, në të vërtetë ekziston ende në natyrë, tha një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit. Studiuesit pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Inovacion (BRIN) njoftuan në një studim javën e kaluar se analiza e ADN-së zbuloi se një gëzof tigri i gjetur në një fshat në Java perëndimore në vitin 2019 përputhej me disa karakteristika të një tigri vendas në Indonezi.
Tigrat e Javës dhe Balit janë zhdukur, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), organi kryesor global për rrezikun e zhdukjes së kafshëve të egra. Sipas kësaj organizate, vetëm tigri i Sumatrës ka mbetur dhe konsiderohet i rrezikuar. "Kërkimi ka nxitur spekulime se tigri Javan është ende në natyrë. Ne jemi përgatitur dhe do të përgatitemi t'i përgjigjemi kësaj. Do të vendosen kurthe kamerash dhe do të konsultohen ekspertët e gjenetikës,” tha Satawan Pudiatmoko, një zyrtar i ministrisë indoneziane.