Ushqimi i konservuar është shumë praktik, mirëpo sa vërtet është i shëndetshëm dhe a është i sigurt të konsumohet? Kjo është pyetja të cilën ia bëjnë vetes shumica të cilëve kujdesen për shëndetin. Përgjigjja, megjithatë, nuk është e thjeshtë, sepse ushqimi i tillë i ka përparësitë dhe mangësitë e veta.
“Domatet e konservuara, fasulja, kungulli, mishi i tonit dhe i salmonit janë të shëndetshëm. Pos kësaj, janë shumë praktikë dhe kanë afat të gjatë qëndrueshmërie”, thotë nutricionistja njujorkeze, Karen Ansel për Women’sHealth, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, për shkak të temperaturave të larta gjatë konservimit mund të ndodhin dëmtime të disa vitaminave të cilat shkrihen në ujë, siç janë vitaminat C dhe B”, thotë Ansel.
Megjithatë ekzistojnë disa rreziqe te konsumimi i ushqimit të tillë, ndërkaq brenga kryesore e ekspertëve janë vetë konservat – shumica përdorin të ashtuquajturin bisfenol A apo BPA, kimikat i cili mund të ndikojë në disa hormone dhe rrisin potencialisht shtypjen e gjakut dhe rrezikun nga kanceri, por dhe çojnë deri te problemet në sjellje.
Efektet e bisfenolit A nuk janë plotësisht të qarta, mirëpo shumica e mjekëve janë të brengosur që mund të ndikojë në ndikimin e estrogjenit dhe testosteronit, mirëpo ekzistojnë edhe dëshmi të ndikimit të mundshëm negativ në funksionet e trurit dhe të hormoneve.
Te njerëzit ekspozimi ndaj bisfenolit A në fazën e zhvillimit të fetusit mund të shtojë rrezikun nga problemi me sjelljen (si p.sh. hiperaktiviteti dhe agresiviteti), me zhvillimin e vonshëm të gjoksit gjatë pubertetit, shtimin e peshës trupore, diabetin, sëmundjen e zemrës dhe ndryshimet në funksionin e mëlçisë’, thotë mjekja Majda P. Galvez, e cila familjet i këshillon që të blejnë sa më shumë ushqim të freskët apo të ngrirë në vend të ushqimit të konservuar.