A do të zhvillohet ndeshja vëllazërore Kosovë-Shqipëri? Flet Muharrem Sahiti
Lexohet për: 1 min.
Muharrem Sahiti
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ende nuk dihet nëse do të zhvillohet apo jo ndeshja vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte folur se do të zhvillohet në muajin nëntor, përkatësisht më datë 19-të.

Shqipëria do të ballafaqohet me Italinë më 16 nëntor, ndërsa sot, Supersport, raportoi se kuqezinjtë do të luajnë miqësoren tjetër, vetëm tre ditë më vonë, ndaj Armenisë.

Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë për KosovaPress se në fakt vëllazërorja me Kosovë-Shqipëri nuk ishte zyrtarisht e konfirmuar, dhe deri më tani nuk ka as vendim zyrtar për zhvillimin ose jo të saj.

“Ndeshja me Shqipërinë në fakt nuk ishte përfundimisht e konfirmua, andaj edhe nuk ka se si të thuhet që është anuluar”, tha Sahiti.

Ai gjithashtu konfirmoi se të enjten ose të premten Federata e Futbollit të Kosovës do të dal me njoftim zyrtare për dy miqësoret e radhës.

“Brenda dy ditësh do të dalim me njoftim zyrtare për dy miqësoret e radhës”, tha në fund.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025