A do të rikthehet Osmani në LDK, ja qëndimi i saj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
A do të rikthehet Osmani në LDK, ja qëndimi i saj
Vjosa Osmani
Foto Arkiv
09/03/2026 - 22:18
Linku u kopjua

Presidentja aktuale  e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth të ardhmes së saj pas datës 4 prill kur përfundon mandati i saj si presidente.

Gjatë një interviste në Syri TV me gazetarin Çim Peka, Osmani nuk pohoi e as mohoi se do të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, transmeton KosovaPress.

Ajo tha se do ta bënë një vlerësim të ri konkret në interes të Kosovës, dhe do të merr vendimin për rrugën përpara.

“Do të bëjë atë që është në inertes të qytetarëve të Kosovës. E keni si opsion rikthimin në LDK? Do ta shoh se cili do të jetë interesi më i madh i Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme. Siç e përmenda ne derisa po zhvillojmë këtë intervistë, erdhi vendimi për masë të përkohshme ajo jep pak kohë për t’u sqaruar gjërat, dhe përfundimisht gjykata do ta merr vendimin e vet. Unë do të kryej detyrën time me nder si presidente deri më 4 prill. Pas kësaj do ta bëj një vlerësim të ri konkret në interes të Kosovës, do ta marr vendimin për rrugën përpara”, tha ajo.

Osmani, ka komentuar dekretin e saj që është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se askush nuk është i pagabueshëm dhe se për këtë arsye ekziston ky institucion.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026