9 vjet e tre muaj burg për kultivuesit e drogës
Lexohet për: 2 min.
paraburgimi
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale ndaj tre të akuzuarve I.S., R.K. dhe N.F., për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe moslajmërimi i veprave penale. I.S. është shpallur fajtor dhe dënuar me pesë vjet burg për kultivimin e bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Në këtë dënim ndaj tij do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12.02.2023 e tutje, si dhe dënim unik me gjobë 11 mijë euro. Në rast se i akuzuari nuk paguan gjobën, gjykata do t'ia zëvendësojë këtë me burgim, duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgimi.

R.K. është shpallur fajtor dhe dënuar me tri vjet burg për kultivimin e bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe 5 mijë euro gjobë. Në këtë dënim do t’i llogaritet koha në paraburgim nga data 04.04.2023 e tutje. Në rast se i akuzuari nuk paguan gjobën, gjykata do t’ia zëvendësojë me burgim, duke iu llogaritur 20 euro për një ditë burgimi. I akuzuari i tretë N.F. është shpallur fajtor dhe dënuar me një vit e tre muaj burg për moslajmërimin e veprave penale apo kryesve të tyre, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe paraburgimi nga data 12.02.2023. Sendet e përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale dhe sendet që  janë rezultat i kryerjes së veprës penale i nënshtrohen automatikisht konfiskimit. Me aktvendim të veçantë të akuzuarve I.S. dhe R.K. iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore, ndërsa të akuzuarit N.F. i ndërpritet masa e paraburgimit. Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024