9 të vdekur, 15 të zhdukur pas katastrofës me anije me migrantë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë të zhdukur pas mbytjes së anijes së fundit me emigrantë në Mesdheun jugor të mërkurën vonë. Viktimat përfshijnë një vajzë që konsiderohet të jetë e moshës nga katër deri në tetë. Roja bregdetare italiane arriti të shpëtojë 22 persona në një operacion në zonën malteze të kërkim-shpëtimit. Të mbijetuarit dhe trupat e viktimave u dërguan në Lampedusa, ishulli më jugor i Italisë dhe destinacioni i barkave të emigrantëve nga Afrika e Veriut. Gjashtë nga të mbijetuarit janë në spital.

Kushtet e trazuara të detit, me dallgë mbi dy metra të larta, po ndërlikojnë në kërkimin për personat e zhdukur, tha të enjten roja bregdetare. Varka mbante 46 persona nga Guineja, Burkina Faso, Mali, dhe Bregu i Fildishtë. Varka u nis nga Sfax në Tunizi të dielën. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025