864 raste aktive me COVID-19
Lexohet për: 1 min.
Qytetaret (5)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se aktualisht janë 864 raste aktive me COVID-19. Prishtina prinë me raste aktive, ku aktualisht janë 207 raste aktive, e pasuar nga Gjilani me 71, Ferizaj me 66, Prizreni me 54 dhe qytetet tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit bë e ditur për një vdekje dhe 32 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë që për mbrojtje nga COVID-19 po vazhdon edhe vaksinimi antiCOVID-19, ku prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.266 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa, janë dhënë 98.286 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025