Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi se është “shumë i qetë” për organizimin e ndeshjeve të Kupës së Botës në Meksikë, pavarësisht dhunës së rëndë të shpërthyer pas vrasjes së kreut të kartelit të drogës Nemesio “El Mencho” Oseguera.
“Jam shumë i qetë, gjithçka është mirë. Do të jetë spektakolare”, tha Infantino për AFP gjatë një aktiviteti të federatës kolumbiane të futbollit në Barranquilla.
Sipas autoriteteve, të paktën 74 persona humbën jetën gjatë operacionit dhe përleshjeve të mëvonshme, ndërsa anëtarë të armatosur të kartelit bllokuan rrugë dhe dogjën automjete e biznese në disa zona të vendit.
“Ndjehet sikur jemi në një zonë lufte”, tha për AFP Javier Perez, një banor i zonës turistike Puerto Vallarta, ndërsa qytetarët dhe turistët u detyruan të strehoheshin për orë të tëra.
“Nuk ekziston asnjë rrezik për tifozët e Kupës së Botës dhe situata po kthehet gradualisht në normalitet”, deklaroi ajo.
Guvernatori i Jalisco-s përjashtoi çdo mundësi që Guadalajara të humbasë ndeshjet e planifikuara, duke theksuar se “nuk ka absolutisht asnjë rrezik për ndryshim të programit”.