Për tri ditë radhazi në Prishtinë, rreth 40 biznese do të promovojnë punimet e tyre në panairin "Grate në Biznes".
Në sheshin e kryeqytetit janë bërë bashkë gra nga e gjithë Kosova, ku në hapje të panairit ka marrë pjesë edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
"Tani për tani ministria ka lansuar grand skemën për artizanatet dhe keni mundësinë të aplikoni sepse janë gati gjysmë milion euro për juve. Ju dëshiroj sa më shumë suksese dhe uroj sa më shumë hapësira për juve vitet e ardhshme", deklaroi ajo.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon panairin “Gratë në Biznes” në të cilin po marrin pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.