Sot mbushen 55 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtarë.
Demonstratat shpërthyen më 27 nëntor 1968 në Prishtinë, Besianë, Ferizaj dhe Gjilan.
Demonstruesit mbanin në duar shumë transparente me parullat: ”Duam vetëvendosje deri në shkëputje”, ”Poshtë politika kolonialiste ndaj Kosovës”, ”Duam bashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Kosovën”, ”LNÇ-ja nuk na solli lirinë!”, ”Duam Kushtetutë!”, ”Duam Universitet!”, ”Duam bashkimin e Preshevës… me Kosovën!”, ”Për të drejtat tona edhe gjak do të derdhim!”, ”Askush të mos luaj me fatin tonë!”, ”Në një dorë kazmën, në një dorë pushkën!
Demonstratat e vitit 1968, ishin frymëzim për vazhdimin e përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në vitet e ’80-ta, dhe ’90– ta dhe përfundimisht në organizimin e luftës së armatosur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Shqiptarët kërkonin ta gëzonin të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare, të drejtën e kombit e jo të kombësisë, të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e shtetit të tyre – Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës së Jugosllavisë.
Demonstratat shpërthyen serish në Prishtinë në vitin 1981. Ato filluan nga studentët që protestonin në mënyrë paqësore për kushtet e tyre të jetesës, por kërkesat e tyre u përshkallëzuan në një nivel më të madh politik. Si rezultat, spastrimet u bënë brenda udhëheqjes komuniste në Kosovë.