Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1075 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 53 qytetarë.
Rastet e reja rezultojnë në këto bashki: 23 në Tiranë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, nga 2 qytetarë në Kuçovë, Divjakë, Lushnjë, nga 1 qytetar në Shkodër, Mirditë, Durrës, Mallakastër, Delvinë, Maliq, Berat, Dimal, Elbasan.
MSHMS thekson se, janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,155 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.