5 vjet ritëm dhe festë me Glam Radio
Lexohet për: 3 min.
Glam_5-Vite-2
2 vite më parë
Linku u kopjua

Glam Radio feston sot ditëlindjen e pestë.  

Duke vazhduar të frymëzojë dëgjuesit me informacione pozitive dhe ritmet më të mira, ne rritemi së bashku me ju.  

Nga viti në vit, vazhdojmë të vendosim trende të reja në botën e radios në vend, andaj edhe kësaj radhe kemi diçka shumë të veçantë për të ndarë së bashku.  

Ikja e dimrit dhe ardhja e pranverës i bënë njerëzit përgjithësishtë më të lumtur dhe optimistë, shtuar këtu edhe vlerën që këtyre dy pjesëve u jep një radio si Glam, atëherë vlerësojmë se misioni ynë është i pakrahasueshëm duke ju atribuar pranisë afatgjatë të dritës natyrale dhe trasmetimeve plotë ngjyra që u prezantojnë frekuencat tona.
Kështu po rritemi së bashku, duke sjellur energji të reja, edhe më të forta me qëllimin kryesorë që secili ta jetoj jetën në maksimum me lajme të mira, muzikë dhe ritëm që me të vërtetë ju bënë të gjallëroheni. 

Uebfaqja e ridizajnuar Glamradio.fm dhe aplikacioni Glam Radio për telefonët e mençur tashmë janë me ju, e atyre i shtojmë edhe një frekuencë të re të transmetimit në 102.0 FM. Frekuenca e re mbulon rajonin e Ferizajit dhe do të ketë transmetime të veçanta që lidhen me jetën e qytetarëve atje. 

Dhuratë shtesë për dëgjuesit tanë në ditëlindjen e pestë është edhe skema e re programore me ndryshime në emisionet ekzistuese dhe fillimin e emisioneve të reja duke vazhduar të sjellim program të kualitetit të lartë, të pastër, me muzikë dhe zëra të mirë e argëtues.
Emisione të reja, të konceptuara kryesishtë për argëtim, informim dhe ritëm, nga e hëna në të premten.  

Nga ora 09:00-11:00, vjen nga kjo e hënë termini i Glam Caffe me Driton Berishën, ndërsa skemës i shtohet edhe SongBySong, nga ora 14:00-16:00, termin ekskluzivë për Glam DJ-së, me hitet dhe ritmet shpërthyese të ditës. Lista e muzikës URBANE dhe Glam Club janë dy termine të reja që i shtohen nga kjo fundjavë listës së emisioneve në Glam Radio.
Ndërsa për çdo dy orë termometri i Glam-it do ju njoftojë për temperaturat në kryeqytet përmes terminit ekskluzivë Glam Thermometer.
Ndërkohë, Glam Radio është në përgaditje të jinglave të reja identifikuese në stilin Sung Jingles, që për herë të parë vijnë si produksione të tilla në Kosovë.  

Dhe....risitë nuk marrin fund këtu. I kemi shtuar edicioneve informative edhe një edicion të përditshëm të lajmeve në kategorinë AutoTech, duke kompletuar informacionet e fundit nga bota e teknologjisë dhe automobilizmit me ato nga muzika, sporti dhe filmi që veç janë në transmetime çdo orë.  

Krejt këto së bashku në një adresë: www.glamradio.fm dhe në dy frekuenca: 88.6 dhe 102.0 FM.  

Gëzuar me Glam! 

To the max! 

Your number one choice! 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025