431 vjet nga nisja e gjykimit ndaj dijetarit Giordano Bruno
Lexohet për: 2 min.
G
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 27 janar 1593, në Vatikan hapet gjyqi kundër dijetarit Giordano Bruno, murg, filozof, matematikan, poet dhe astrolog.

Teoritë e tij kozmologjike shkojnë përtej modelit Kopernikan. Më të dukshmet prej tyre ishin teoritë e tij për universin e pafund dhe shumësinë e botëve, në të cilat ai hodhi poshtë astronominë tradicionale gjeocentrike (me qendër në Tokë) dhe në mënyrë intuitive shkoi përtej teorisë heliocentrike të Kopernikut (me qendër Diellin), e cila ende ruante një kufi të caktuar me një sferë yjesh të palëvizshëm në univers.

Bruno propozoi saktë se Dielli ishte vetëm thjesht një tjetër yll që lëviz në hapësirë, dhe pohoi gjithashtu se universi përmbante një numër të pafund botësh të banuara nga qenie inteligjente.

Gjatë periudhës shtatëvjeçare të gjyqit, Bruno fillimisht zhvilloi linjën e tij të mëparshme mbrojtëse, duke mohuar çdo interes të veçantë për çështje teologjike dhe duke ripohuar karakterin filozofik të spekulimeve të tij.

Ky dallim nuk i kënaqi inkuizitorët, të cilët kërkuan një tërheqje të pakushtëzuar të teorive të tij.

Bruno më pas bëri një përpjekje të dëshpëruar për të demonstruar se pikëpamjet e tij nuk ishin të papajtueshme me konceptin e krishterë të Zotit dhe krijimit.

Inkuizitorët hodhën poshtë argumentet e tij dhe e kërkuan atë për një tërheqje formale.

Bruno më në fund deklaroi se nuk kishte asgjë për të tërhequr dhe se as nuk e dinte se çfarë pritej të tërhiqte. Në atë moment, Papa Klementi VIII urdhëroi që ai të dënohej si një heretik i pa penduar.

Më 8 shkurt 1600, kur iu lexua zyrtarisht dënimi me vdekje, ai iu drejtua gjyqtarëve të tij, duke thënë: "Ndoshta frika juaj për të gjykuar mua është më e madhe se frika ime për ta marrë atë."

Jo shumë kohë më vonë, ai u çua në Campo de' Fiori dhe e dogjën të gjallë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024