39 kamera për menaxhimin e sezonit turistik në Shëngjin
Lexohet për: 1 min.
rafaelo
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bashkia e Lezhës ka kryer një tjetër investim në shërbim të sigurisë dhe menaxhimit të mbetjeve. Falë këtij investimi, 39 kamera tani mbikëqyrin plazhin e Shëngjinit bashkë me gjithë akset rrugore.

Sipas kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ky investim do të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e sezonit në të gjitha aspektet, duke ndëshkuar me fakte filmike edhe shkelësit e ligjit.

Shëngjini ndodhet 58 kilometra nga Tirana, ndërsa qyteti i Lezhës ndodhet vetëm 7 kilometra larg tij. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën e pastër dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, si dhe plazhet e Kunes dhe Tales.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024