34 vjet nga bashkimi i Gjermanisë
Lexohet për: 2 min.
Procesi i Berlinit hyn në vitin e 11-të
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot mbushen 34 vjet nga bashkimi i Republikës Federale të Gjermanisë (Gjermania Perëndimore) dhe Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore).

Pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore, forcat e SHBA-së, Francës dhe Britanisë bashkuan njësitë e tyre administrative dhe në vitin 1949 Gjermania u nda në dy pjesë  - Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), nën ndikimin e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në lindje, me një sistem socialist dhe Republika Federale e Gjermanisë në perëndim.

Kur dhjetëra-mijëra njerëz filluan të iknin në Gjermaninë Perëndimore për shkak të mos zhvillimit ekonomik, Gjermania Lindore fillimisht u përpoq të parandalonte këto arratisje dhe më pas ndërtoi Murin e Berlinit në vitin 1961.

Procesi i reformës, i cili filloi në Poloni dhe ish-Çekosllovaki me politikën e hapjes dhe ristrukturimit të presidentit të Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev në vitet ’80-ta, preku Gjermaninë Lindore si dhe të gjitha vendet e Bllokut Lindor.

Populli i Gjermanisë Lindore doli në protesta kundër regjimit dhe si rezultat Muri i Berlinit u shemb më 9 nëntor 1989.

Dy shtetet gjermane, me sisteme të ndryshme politike, u bashkuan më 3 tetor 1990, pas më shumë se 40 vjet ndarjeje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025