30 ditë paraburgim pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për krime lufte në komunën e Kaçanikut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
30 ditë paraburgim pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për krime lufte në komunën e Kaçanikut
Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit A.D., nën dyshimin për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” më 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të komunës së Kaçanikut.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, A.D., në cilësinë e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore ushtarake serbe, më 9 mars 1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan.
“Ndërsa 91 meshkuj u ndanë nga rreth 400 burra, gra, pleq e fëmijë të grumbulluar, dhe u dërguan në stacionin policor në Kaçanik. Sipas kërkesës, prej tyre, 13 civilë u ndaluan me qëllim të marrjes në pyetje, me ç’rast u rrahën dhe u torturuan në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike nga i pandehuri A. D., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.