25 vjet liri, krerët shtetëror dhe figura ndërkombëtare përkujtojnë sakrificat dhe përparimin e Kosovës
Lexohet për: 2 min.
kurti-osmani
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Me pritje shtetërore është festuar 25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, në të cilën morën pjesë figura të rëndësishme vendase dhe personalitete ndërkombëtare. Me ç’rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar secilin që ka kontribuar që qytetarët e vendit të gëzojnë lirinë sot, duke shtuar se Kosova tashmë ecën e fortë e demokratike dhe si një shembull i një populli stoik që asnjëherë nuk do të heq dorë nga liri.

Vjosa Osmani, mirënjohje shprehu edhe për miqtë e aleatë që kanë përkrahur dhe përkrahin lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti derisa ka kujtuar çlirimin e vendit para 25 viteve më parë, ka zgjedhur të falënderoj katër figura nga të cilët janë emëruar sheshe e rrugë, e ngritur shtatore në qytetet e Kosovës.

Ndërsa ka shtuar se një çerek shekull pas largimit të forcave okupatore të Serbisë, Kosova është kampione në Ballkanin Perëndimor për progres në demokraci e sundim të ligjit. Ai ka shtuar se, ekonomia e Kosovës sivjet do të jetë pesë herë e gjysmë më e madhe se e vitit 2000.

Në anën tjetër, ish-presidentja e Zvicres, Micheline Calmy-Rey ka kujtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa, ka theksuar se 25 vite pas çlirimit, Kosova ka nevojë për njohje më shumë nga shtetet tjera për të hyrë dhe për tu anëtarësuar në shumë organizata.

Në 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kanë parakaluar 16 kuadrate të FSK-së, shtatë të Policisë së Kosovës, ku gjithsejtë kanë qenë mbi 1500 pjesëtarë.

https://kosovapress.com/parakalojne-njesite-e-fsk-se-dhe-policise-qindra-qytetare-prezent-ne-sheshet-e-kryeqytetit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024