240 të rinj përfitojnë trajnime falas në teknologji informative
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave Hekuran Murati, menaxheri i projektit Fit for Jobs, Tobias Seiberlich dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit Jehona Rexha takuan sot përfituesit nga skema e kuponëve për trajnim në teknologji informative. Në kuadër të kësaj skeme, 240 të rinj kanë përfituar kuponë trajnimi në fusha të ndryshme të teknologjisë informative nga marketingu, dizajni e deri te programi e rrjetet kompjuterike. Me këtë rast, ministri Murati ritheksoi mbështetjen e Qeverisë në ngritjen e kapaciteteve për tranzicion më të lehtë nga edukimi në punësim.

"Nga ana jonë, për ta bërë tranzicionin tuaj më të lehtë për tregun e punës, kemi dedikuar platforma dhe masa të veçanta, si superpuna e Kosovo Generation Unlimited," tha ai. Menaxheri i projektit Fit for Jobs, theksoi bashkëpunimin e suksesshëm në mes të GIZ dhe Ministrisë së Financave për aktivizimin e të rinjve në tregun e punës, ndërsa drejtoresha e Agjencisë së Punësimit ftoi të rinjtë të regjistrohen në zyrat e punësimit në komunat e tyre, që të përfitojnë nga ofertat e kësaj agjencie. Në këtë takim, të rinjtë patën mundësi të mësojnë më shumë mbi masat që ofron Qeveria e Kosovës nga këshilltarët e punësimit të APRK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024