24-vjetori i masakrës, krerët shtetërorë: Serbia bëri gjenocid ndaj shqiptarëve në Izbicë
Lexohet për: 1 min.
kurti-osmani-2-280323
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në 24-vjetorin e masakrës të Izbicës ku  mbetën të vrarë 147 shqiptarë, krerët e shtetit kanë bërë homazhe në kompleksin memorial të Izbicës. Nga aty krerët e shtetit thanë se Izbica është dëshmi e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  u shpreh se masakra e Izbicës ka qenë ndër më të tmerrshmet që Serbia si shtet gjenocidal bëri ndaj popullit të Kosovës.

Ajo tha se edhe Izbica është njëra ndër dëshmitë e shumta që shteti serb ka kryer gjenocid dhe qëllim kishte shfarosjen e shqiptarëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve deklaroi se do të angazhohen për të sjellë drejtësi për viktimat dhe familjet e gjenocidit të bërë nga Serbia.

Ai tha se sot krahas 147 personave të vrarë dhe 6 të pagjeturve, sot kujtojnë dhe nderojnë edhe Mustafë Dragajn, të mbijetuarin e masakrës i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit, në Tribunalin e Hagës.

https://kosovapress.com/admin/qeriqi-ne-izbice-deshmohet-se-serbia-ka-qene-e-vendosur-te-shfarose-popullin-shqiptar/
https://kosovapress.com/admin/tash-do-ta-bejme-operacion-ne-fyt-rrefen-e-moshuara-nga-izbica-per-vrasjen-e-burrit-te-saj/
https://kosovapress.com/admin/krasniqi-homazhe-ne-izbice-ne-kete-pervjetor-te-dhembjes-therrasim-per-drejtesi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025