24 vjet nga dënimi i pesë kroatëve boshnjakë, vranë mbi 100 myslimanë në Bosnjë
Lexohet për: 2 min.
bosnjee
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në vitin 2000, dënoi pesë kroatë boshnjakë deri në 25 vjet burg për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993.

Gjykata Penale për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, e njohur si Tribunali i Hagës, ishte një gjykatë penale ndërkombëtare ad-hoc, e themeluar me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Shkak i themelimit të Tribunalit ishte lufta që Serbia, me potencialin ushtarak të ish-Jugosllavisë, bëri agresion kundër ish-Republikës së Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e më vonë edhe kundër Kosovës.

Prej atëherë e deri më 29 nëntor 2017, kur u mbajt seanca e fundit e procesit gjyqësor të Tribunalit kundër gjashtë gjeneralëve kroatë të Bosnjës, në Tribunal ishin ngritur 161 aktakuza, ndërsa dënimet u janë shqiptuar 84 vetave.

Punën e vet 24-vjeçare Tribunali e përfundoi në mënyrë aksidentale më 29 nëntor 2017, me shqiptimin e aktgjykimit për gjashtë gjeneralët kroatë të Bosnjës, me ç’rast, pasi e dëgjoi shqiptimin e dënimit me 20 vjet burg, gjenerali Sllobodan Prallak, sikur të luante në një dramë, nxori prej xhepi një shishe me cianid, u ngrit në këmbë, i shqiptoi fjalët e fundit “Sllobodan Prallak nuk është kriminel”, e ngriti shishen sikur donte të ngrinte dolli për fundin e Tribunalit, e piu cianidin dhe pas një ore vdiq në spital. Me këtë akt të fundit, Tribunali i Hagës mbylli punën e vet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025